Bashkia e Tiranës ka marrë në administrimin e saj, përmes kompanisë publike Eco Tirana, të gjitha zonat e pastrimit të qytetit, shërbim që kryhej nga kompanitë private. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se ditët e fundit privatët kishin braktisur punën, si formë presioni për zgjatjen e kontratës.