Opozita e Bashkuar me anë të një deklarate të përbashkët i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama menjëherë pas përfundimit të Këshillit Politik. Sipas opozitës Rama është duke ecur drejtë shkatërrimit të marrëveshjes politike me heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe ky është një akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.