Partia Demokratike përmbyll këtë të diel procesin e marrjes së propozimeve dhe vetëkandidimeve për primaret e Tiranës dhe Elbasanit. Teksa kryeqyteti luan peshën kryesore në zgjedhjet lokale të 14 majit, kandidatët që do kalojnë në votëbesimin e bazës së demokratëve tashmë kanë shpalosur kandidaturën dhe idetë e tyre për të triumfuar përballë Erion Veliajt. Me profile të ndryshime, gara mes Belind Këlliçi, Ilir Alimehmetit, Gent Bogdanit e Adriana Kalasë do të përcaktojë nëse kandidati përballë Veliajt do të vijë nga radhët e politikës apo jashtë saj.