Që pasi udhëhoqi marshimin e rebelimit drejt moskës, në fund të qershorit, Jevgeni Prigozhin u cilësua nga njohësit e rusisë si një njeri i vdekur që ecën... Duke komentuar së fundmi jetëgjatësinë e bosit të grupit të mercenarëve, drejtori i CIA-s, Uilliam Burns, kishte thënë: Nëse unë do të isha Prigozhin, nuk do ta pushoja nga puna shijuesin e ushqimit...”, duke aluduar kështu për një helmim të mundshëm.