Jevgeni Prigozhin ndodhet në Moskë dhe ka takuar Vladimir Putinin. Lajmi është dhënë nga francezja Liberation, e cila ka cituar burime perëndimore. “Që nga e premtja e 1 korrikut, shkruan gazeta franceze, Prigozhin është në Kremlin, ku edhe është thirrur nga komandantët e tij kryesorë. Ai është takuar me presidentin rus Vladimir Putin dhe është pritur edhe nga gjenerali Viktor Zolotov, komandant i rojës kombëtare ruse dhe besnik i presidentit e nga Serghei Narushkin, shef i shërbimit të jashtëm të zbulimit në rusi.