Ardhja e shefit të mercenarëve Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi ka ngritur shqetësimin midis shteteve fqinje baltike. Letonia dhe Lituania kanë bërë thirrje që NATO të forcojë kufijtë e saj lindorë si përgjigje, shkruan Sky Neës. “Kjo lëvizje duhet të vlerësohet nga një këndvështrim tjetër sigurie. Ne kemi parë aftësitë e atyre mercenarëve,” u tha gazetarëve ministri i jashtëm letonez, Edgars Rinkevics gjatë një vizite në Paris me zyrtarët baltik.