Presidentje Komisionit Europian Ursula Vond der Leyen, do të takohet me numrin një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Lajmi është bërë publik nga vetë Von Der Leyen, e cila shprehet se takimi do të zhvillohet të dielën në Skoci, teksa thekson se vendimi është marrë pas një bisede telefonike mes tyre. Sipas Presidentes së KE me udhëheqësin amerikan do të diskutohen “marrëdhëniet tregtare transatlantike”.