Për ish-kreun e KQZ, Kristaq Kume, vendimi i Presidentit për dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale për 6 bashkitë pa kryetar, përfshi edhe Tiranën është i nxituar, pasi duhej pritur vendimi i Kushtetueses për Veliajn. Në lidhje për emisionin Breaking në Top Neës, Kume tha se si rojtar i Kushtetutës, Begaj duhet të kishte vepruar ndryshe.