Në harkun e pak orëve Alibeaj është kthyer në lajmin e ditës. Së pari me mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar dhe së dyti me mbledhjen e vetë grupit, që nuk rezultoi të ishte në shumicë, por vetëm me 21 deputetë të pranishëm. Por, gjithsesi, Alibeaj tha se do të marrin pjesë në procesin për zgjedhjen e presidentit.