Top News – Presidenti refuzon Komisionin Hetimor/ 29 faqe letër për të justifikuar deklaratat
18/05/2021 12:15

Data 18 Maj ishte përcaktuar si dita kur komisioni hetimor parlamentar do të zhvillonte një seancë dëgjimore me kreun e shtetit, Ilir Meta. Ky i fundit do të kishte mundësinë të shpjegonte aktet e tij, të cilat janë vlerësuar si antikushtetuese nga deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Meta e shoqëroi refuzimin e ftesës së anëtarëve të komisionit hetimor, me një përgjigje përmes një letre të gjatë prej 29 faqesh, drejtuar kryetarit të kuvendit, Gramoz Ruçi. Në thelb të letrës së Metës drejtuar Ruçit qëndrojnë pretendimet e Metës për një proces antikushtetues dhe fiktiv të këtij komisioni. Kreu i shtetit ka theksuar disa herë përgjatë letrës, se pavarësisht veprimeve hetimore ndaj tij, ai do të vijojë të jetë president i republikës deri në datën 24 korrik të vitit 2022, moment kur i mbaron mandatin presidencial. Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj. E gjithë kjo veprimtari u krye, dhe po vazhdon të konsumohet nga Kuvendi për të vetmin qëllim - atë të shmangies së vëmendjes nga parregullsitë dhe krimet zgjedhore që partia në pushtet ka nxitur apo ka urdhëruar në procesin zgjedhor të 25 prillit 2021, dhe me tendencën për të paralizuar veprimtarinë kushtetuese të Institucionit të Presidentit të Republikës, ashtu sikundër nga ana tjetër duke synuar intimidimin e institucioneve të tjera ligjzbatuese dhe ushtrimin e presionit publik ndaj tyre, për të moszbardhur e hetuar krimet zgjedhore që janë konsumuar me tepri dhe pa asnjë kufizim nga kjo shumicë qeverisëse gjatë këtij procesi zgjedhor. Kjo nuk është hera e parë që presidenti Meta i shmanget ballafaqimit me deputetët të cilët kanë ngritur pretendime antikushtetuese ndaj tij. Kujtojmë se Meta refuzoi edhe ftesën e datës 6 maj të komisionit për Çështjet Ligjore duke u justifikuar me prioritetet e axhendës presidenciale.

Top Channel/ ‘Universitetet janë solidarizuar’, Biberaj për protestën: Jemi 1000 apo 2000 këtë…
22/10 13:24
Top News – Antikorrupsioni bëhet me portofol, Kuvendi miraton ndryshimet në statusin e ministrisë
22/10 13:20
Top Channel/ “Mësuesit janë kërcënuar”, Policia e Shtetit: Po tentohet përhapja e panikut…
22/10 13:03
Top Channel/ Protestuesit shembin gardhin metalik pranë Kuvendit, përballen me efektivët e FNSH
22/10 12:51
Top Channel/ Pedagogët ngrihen në protestë, bojkot mësimit, kërkesa te shkallët e Politeknikut
22/10 12:49
Top Channel/ ‘Blindohet’ Kuvendi, efektivët rrethojnë selinë e Parlamentit
22/10 12:49
Top Channel/ Policia rrethon parlamentin, pak protestues paqësorë nuk ka incidente jashtë Kuvendit
22/10 12:48
Top Channel/ Mblidhet parlamenti, Seanca e kaluar u shty për shkak të protestave të dhunshme
22/10 12:48
Top Channel/ Nis protesta e pedagogëve, vendosin të marshojnë drejt parlamentit
22/10 12:36
Top News – I mori flakë makina/Gjirokastër, ndërron jetë 37 vjeçari, pësoi djegie të rënda
22/10 12:31
Top Channel/ Vlora zgjohet nën ujë, Reshjet përmbytin rrugët, qytetarët akuzojnë kanalizimet
22/10 12:29
Top Channel/ Makina “fluturon” në kanal në Lushnje, kapërcen barrierat dhe bie 5 metra poshtë
22/10 12:29
Top Channel/ Digjet makina, ndodhi në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari humb jetën pas djegieve
22/10 12:25
Top News – Këlliçi nga foltorja: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë! Parlamenti të shpërndahet
22/10 12:22
Top Channel/Bojkoti shtrihet në Shkodër, pedagogët lënë mësimin, në universitetet e tjera normalitet
22/10 12:15
Top Channel/ Pedagogët në protestë/ Lexojnë një deklaratë në shkallët e universitetit politeknik
22/10 12:11
Top Channel/ Aksident në Barbullinjë të Lushnjës, autobusi përplaset me BMW, përfundon në murin e…
22/10 12:03
Top News – 20 minuta shi përmbytin Vlorën. Bllokohen rrugët, uji arrin deri në 40 centimetra
22/10 11:47
Top Channel/ Peshëngritësi Erkand Qerimaj në SPAK
22/10 11:41
Top News – Rama në Budva për Procesin e Berlinit: Jam i lumtur këtu
22/10 11:30