Analistët janë të ndarë në qëndrime. Aleksandër Çipa e shikon si të mundshëm zgjedhjen e një Presidenti Konsensual, por përjashton çdo mundësi që dialogu të zhvillohet me ish-kryeministrin Berisha. Edhe pse Partia Socialiste ka caktuar 3 negociatorë, analisti Ervis Iljazaj shprehet i bindur që Rama do ta zgjedhë i vetëm emrin për kreun e ri të shtetit. Por për të provuar këto qëndrime do të duhet të presim deri më 24 korrik, që është edhe data kur duhet të jetë zgjedhur edhe Presidenti i ri.