Top News – Presidenti çek në gjendje të rëndë / Shtrohet në spital, mbetet mister sëmundja
10/10/2021 18:34

Presidenti i Republikës Çeke, Milosh Zeman është dërguar me ambulancë në një spital në Pragë, teksa janë rritur spekulimet rreth shëndetit të tij. Drejtori i Spitalit Qendror Ushtarak të Pragës, Mirosllav Zavoral, tha për gazetarët se diagnoza e Zemanit nuk do të bëhet publike për opinionin. Një zëdhënës i presidencës, tha se gruaja e Zemanit, Ivana dhe vajza e tyre, Katerina, janë në spital me të. Në shtator, Mirosllav Zeman, 77 vjeç, qëndroi për tetë ditë në spital, ndonëse nuk u bën të ditura për publik informacionet lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Më herët gjatë kësaj të diele, Zeman u takua me kryeministrin, Andrej Babis në rezidencën e tij jashtë kryeqytetit çek, për të diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në ditë më parë. Zeman votoi nga shtëpia e tij për zgjedhjet parlamentare për shkak të gjendjes së dobët shëndetësore. Mediat çeke kanë spekuluar se ai vuan nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë. Zeman, që është konsumues i duhanit, vuan nga diabeti dhe në javët e fundit ka përdorur karrocë për të lëvizur. Kryeministri çek, Babis humbi zgjedhjet ndaj koalicionit SPOLU. Megjithatë, Zeman ka thënë se ai nuk do ta mandatojë një koalicion për ta formuar qeverinë, që ka lënë të kuptohet se do ta mandatojë Babisin që i pari të tentojë ta formojë qeverinë. Sipas rezultateve zgjedhore, partia e multimiliarderit Babis, partia populiste ANO ka fituar 27.1 për qind të votave dhe pritet të ketë 72 vende në Dhomën e Deputetëve prej 200 mandatesh. Ndërkaq, koalicioni prej tri partish, SPOLU ka fituar 27.8 për qind të votave, ndërkaq koalicioni ndërmjet Partisë së Piratëve dhe Partisë së Kryetarëve ka fituar 15.6 për qind të votave. Partitë opozitare kanë politika që janë më në linjë me shtetet kryesore të Bashkimit Evropian sesa partia e Babisit, që konsiderohet euroskeptik

Top Channel/“Verë e Portokalle” në Tiranë!Spektakli i aktorëve të “Portokalli” në sheshin Skënderbej
14/07 15:51
Top Channel/ Kur dhe kush e pret Trump ne Londer ne shtator!
14/07 15:49
Top Channel/ Zaçaj: Vendimet e Kushtetueses, për t’u zbatuar. Spiropali: Duhet të jenë më të qarta
14/07 15:47
Top Channel/ Hagë, Apeli e ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës!
14/07 15:46
Top Channel/Vrasja e Liridonës,vëllai në Gjykatë:“Naimin e gjetëm shtrirë, kishte porositur ushqim”!
14/07 15:46
Top News – Ballanca: Asnjë ankesë nga Thethi. Avokati i popullit, për shembjen e ndërtimeve la leje
14/07 15:43
Top Channel/ Berisha: Dëmshpërblime në Theth. Shembjet për të mbuluar farsën e 11 Majit
14/07 15:29
Top Channel/ Avokati i Popullit pret popullin: Për Thethin nuk ka ende ankesë nga qytetarët
14/07 15:26
Top Channel/ Konfiskim pallatit në Vlorë, IKMT: Në shkelje të Lejes
14/07 15:24
Top Channel/ Rama: Rilindja Urbane 2.0. Tirana, zona më e nxehtë!
14/07 15:19
Top Channel/ Tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë, zbardhen detaje të reja nga ngjarja
14/07 15:04
Top Channel/ “Brenda javës, marrëveshja për Gazën”: Trump ka shpresa, por Netanyahu….
14/07 15:02
Top News – Dorëheqje dhe mosdakordësi. Urdhri i Ramës, largohen nga detyra funksionarët e bashkive
14/07 14:53
Top News- Arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër/ Po transportonte 7 emigrantë nga Bangladeshi
14/07 14:46
Top News- Situata e zjarreve në vend, 22 vatra zjarri në 24 orë, 5 ende aktivë
14/07 14:46
Top News- Inspektorë e shefa bashkie në “lupë” për zaptime, gati reforma e re
14/07 14:44
Top News – Të zgjedhurit vendorë ankohen për Ramën. Letër ndërkombëtarëve: Po cënohet autonomia
14/07 14:40
Top News- Rrezikuan jetën e pushuesve/ Gjobiten dy drejtues të mjeteve lundruese
14/07 14:39
Top Channel/ Berisha: Dënoj krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit, të dëmshpërblehen për…
14/07 14:21
Top Channel/ ‘Votat janë mbushur në zyrat e PS’, Berisha: Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL
14/07 14:20