Presidenti Joe Biden ka bërë të ditur këtë të mërkurë se Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë armatime të reja Ukraninës mes tyre kundër-ajrorë, anti-tanke e dronë si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të ndihmuar këtë vend për t’u mbrojtur nga Rusia. Administrata Biden po dërgonte 800 milionë dollarë shtesë në armatime në Ukrainë, duke e çuar në 2 miliardë dollarë totalin e ndihmës dërguar Kievit që kur zoti Biden mori detyrën më shumë se një vit më parë. Kujtojmë se rreth 1 miliard dollarë ndihmë janë dërguar në ndihmë të Ukrainës vetëm javën e fundit.