Kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, Donald Trump do të bëjë historinë, por jo në formën apo mënyrën që ai mbase ka dëshiruar. Trump bëhet Presidenti i parë amerikan që merr detyrën me një dënim mbi shpinë. Gjykata e Nju Jorkut e gjeti fajtor për pagesat e fshehta kryer për aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, por nuk e dënoi as me burg dhe as me gjobë.