Komisioni i Rithemelimit vendosi pas një mbledhjeje të zhvilluar të enjten që të shtyjë për në datën 30 prill Kuvendin Kombëtar për zgjedhjet e kryetarit të PD dhe strukturave drejtuese. Bëhet fjalë për atë kuvend, që ishte vendosur të zhvilluar në 22 mars, datë për të cilën PD ka një histori nga e kaluara. Në arsyen e publikuar në njoftimin për shtyp të Komisionit të Rithemelimit, ndër të tjera thuhet se po bëhet analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 6 marsit dhe riorganizimi i strukturave në bashkitë që ishin në zgjedhje.