Policia italiane ka penguar sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse gjatë gjysmëfinales dhe finales së Eurovisionit, në Torino. Policia tha se gjatë votimit dhe performancave të garuesve, autoritetet kishin arritur të pengonin disa sulme kibernetike nga grupi i hakerave Killnet dhe nga bashkëpunëtorët e këtij grupi. Grupo ukrainas Kalush Oechestra nga Ukraina fitoi Eurovisionin falë votave të publikut europian. Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, shumë qeveri perëndimore kanë ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak të sulmeve të mundshme kibernetike në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe në infrastrukturë.