Edhe pse presidenti Vladimir Putin nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve, një zyrtar i lartë i Kremlinit u është drejtuar së fundmi diplomatëve perëndimorë dhe shefave të inteligjencës në përpjekje për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Lajmi bëhet me dije nga mediat britanike, të cilat raportojnë se zyrtari rus ka informuar perëndimin se pjesa më e madhe e elitës së Moskës është shumë e shqetësuar për trajektoren e pushtimit të vendit fqinj.