Top News/ Pranimi në NATO, në këmbim të tokave…Ukraina dhe perëndimi, ‘model’ për fundin e luftës
06/10/2024 13:54

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë po diskutojnë një kompromis të mundshëm sipas të cilit Kievi mund të fitojë anëtarësimin në NATO në këmbim të një zgjidhjeje diplomatike për çështjen e territoreve të pushtuara nga Rusia në të ardhmen. Financial Timesm në një artikull të saj, thekson se strategjia e re që Presidenti Volodymyr Zelensky prezantoi para udhëheqësve amerikanë javën e kaluar kishte në thelb ndihmën e aleatëve që Kievi të forcojnë pozicionin e tij ushtarakisht dhe diplomatikisht, për ta detyruar Rusinë të ulet në tryezën e bisedimeve. Diplomatët perëndimorë dhe zyrtarët ukrainas janë të prirur të besojnë se garancitë domethënëse të sigurisë mund të formojnë bazën e një zgjidhjeje të negociuar në të cilën Rusia do të mbajë de facto, por jo de jure, kontrollin mbi të gjithë ose një pjesë të territorit ukrainas që aktualisht ka pushtuar. As Kievi dhe as mbështetësit e tij nuk propozojnë të njohin sovranitetin e Rusisë mbi pjesën e territorit ukrainas të okupuar ilegalisht që nga viti 2014. Njohja e këtij fakti do të inkurajonte agresionin e mëtejshëm rus dhe do të minonte seriozisht rendin juridik ndërkombëtar. Në vend të kësaj, ka një marrëveshje të heshtur që këto toka duhet të kthehen diplomatikisht në të ardhmen. Megjithatë, edhe kjo është një çështje e ndjeshme për ukrainasit, veçanërisht kur paraqitet si bazë për kompromis me Moskën. Ajo që po diskutohet më hapur është natyra dhe koha e garancive të sigurisë që Ukraina duhet të marrë për të mbështetur zgjidhjen. Në Uashington, Zelensky përsëriti qëndrimin e tij për anëtarësimin e shpejtë në NATO. Shtetet e Bashkuara kanë frikë ta sjellin Ukrainën nën ombrellën e Nenit 5 të Traktatit të NATO-s derisa të përfundojë lufta. Megjithatë, disa nga aleatët e Ukrainës sugjerojnë se një opsion i tillë mund të jetë ende realist. Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kujtuar se garancitë e sigurisë që Shtetet e Bashkuara i japin Japonisë nuk shtrihen në Ishujt Kuril, katër prej të cilëve Japonia i konsideron të vetët por ata kontrollohen nga Rusia që kur Bashkimi Sovjetik i aneksoi në 1945. Ai përmendi edhe shembullin e Gjermanisë, e cila u bashkua me NATO-n në vitin 1955, pavarësisht se vendi ishte i ndarë. Vetëm Gjermania Perëndimore mbrohej nga NATO. Modeli i Gjermanisë Perëndimore për Ukrainën është diskutuar në qarqet e politikës së jashtme për më shumë se 18 muaj. Tani ideja po merr më shumë vrull. Shumica e mbështetësve e pranojnë se Moskës nuk do t'i pëlqente ideja, ndërsa skeptikët kanë frikë se ajo mund të provokojë një përshkallëzim. Anëtarësimi në NATO do të garantonte sovranitetin e Ukrainës dhe do ta lejonte atë të vazhdojë orientimin e saj perëndimor, synime që lideri rus Vladimir Putin është i vendosur t'i kundërshtojë.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00