Pasi të kthehet nga Luksemburgu, kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët dhe ministrat në Pallatin e Brigadave. Ky takim vjen pas përplasjeve të forta që vetë numri një i socialistëve pati me disa eksponentë të forcës politike që drejton, përfshirë edhe senatorin Erjon Braçe, sa i takon hartës së re administrative-territorile.