Top News – Pranga 66-vjeçarit Prend Kola në Shkodër/ Mori 100 mijë euro për të liruar të dënuarin
21/03/2021 14:16

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës kanë bërë të mundur arrestimin e 66-vjeçarit, Prend Kola. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës me 12 vite burg për veprën penale të ‘mashtrimit’. Prendi në bashkëpunim me Albana Lazen kanë përfituar 100 mijë euro nga familjarët e një të dënuari, duke i premtuar atij lirimin nga burgu të të afërmit të tyre. Ngjarja është shënuar në vitin 2006, ku i pandehuri Prend Kola ka rënë në kontakt me shtetasin N. Gj., vëllai i të cilit ishte arrestuar si i dyshuar për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Sipas gjykatës, Prend Kola i ka garantuar se në këmbim të 100 mijë eurove ai mund t’ia nxirrte nga burgu familjarin e tij brenda 6 muajsh, duke i thënë se kishte një njeriun e tij te Gjykata për Krimet e Rënda. Gjatë gjykimit, i pandehuri Kola ka mohuar akuzën, duke u shprehur se edhe ai ishte i mashtruar nga Laze. Ai ka deklaruar se nuk ka përfituar asgjë nga shuma prej 100 mijë eurosh. Për të njëjtën ngjarje, në vitin 2011 Laze u dënua me 8 vjet burg, vendim që u la në fuqi edhe në Apel.

Top Channel/Trondit dëshmitari i vr*sjes së Azem Hajdarit, detajet e reja: Nga selia e PD shikonte..
16/07 22:49
Top Channel/ Flakët në Drenovë, zjarri i afrohet një pusi nafte
16/07 22:47
Top Channel/ Riorganizimi i inspektorateve/ Qeveria miraton ristrukturimin e 14 institucioneve
16/07 22:46
Top Channel/ Marrëveshje universitare me Ukrainën, bashkëpunim me institucionet arsimore në Kiev
16/07 19:55
Top News – Universiteti Mesdhetar mbledh rrjetin Alumni/ Çmime për ish-studentët e suksesshëm
16/07 19:08
Top News- Turisti çek vjedh makinën në Durrës dhe ja mbath në Tiranë, kamerat e nxjerrin zbuluar
16/07 18:00
Top Channel/ Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Drenovës
16/07 17:22
Top News- Arrestohen vëllezërit në Memaliaj, Kultivuan 137 bimë kanabisi në një zonë të pyllëzuar
16/07 17:20
Top News- Nxjerrja e informacioneve sekrete, SPAK ndalet në zyrat e Interpol Tirana
16/07 16:50
Top Channel/ 200 mijë euro pengmarrje e tendera! Si u zbulua ngjarja
16/07 15:41
Top Channel/ IKMT zbarkon në Lezhë, aksion për hapësirat publike
16/07 15:22
Top Channel/ Berisha mbron Gjelin, sulmon SPAK: Rama, luftë për ta shkarkuar
16/07 15:17
Top Channel/ Rama nxjerr hartën: Në 5 ditë, 787 aplikime për Paketën e Maleve
16/07 15:16
Top News- Berisha: BE, jo aleancë me autokracinë! Rama dhe Vuçiç jo të interesuar për integrimin
16/07 15:16
Top Channel/ Gjendet pa jetë i moshuari në një përrua në Elbasan, dyshohet se…
16/07 14:25
Top Channel/ I tregonte turistit si të hidhte mbeturina nga makina, Kozaku shoqërohet në polici!
16/07 14:19
Top News -Rama me helikopter në Vlorë, kryeministri tjetër vizitë në qytetin bregdetar
16/07 14:01
Top News-U bë fantazmë për 20-vite, shqiptari e pëson në aeroport/Rezulton kreu i trafikut të drogës
16/07 13:06
Top News- Zbardhet misteri i rrëmbimit dhe ekzekutimit në Mat, policia jep detajet
16/07 13:05
Top News- Bashkitë ulin investimet, por ku u shpenzuan më shumë lekë nga buxheti
16/07 12:48