Top News – Pompeo, akuza Rusisë/ Po mbjell kaos në mesdhe!
15/12/2020 19:29

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi Rusinë se vazhdon "kërcënimin e stabilitetit në Mesdhe " dhe mbjelljen e "kaosit, konfliktit dhe ndarjes" në vendet përreth rajonit.Në një deklaratë mbi "ndikimin rus në rajon", Pompeo iu përgjigj homologut të tij rus, Sergei Lavrov, i cili më herët akuzoi Shtetet e Bashkuara "për lojëra politike ne Mesdhe”.Lavrov "përsëri i merr faktet gabim dhe përpiqet të rishkruajë historinë", tha Pompeo, duke dënuar veprimet e Moskës në Libi, Greqi dhe Siri.Në Libi, tha ai, SHBA-ja "mbështet formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse që mund të sigurojë vendin dhe të përmbushë nevojat ekonomike dhe humanitare të popullit libian" dhe po punon me Kombet e Bashkuara drejt këtij qëllimi."Rusia, nga ana tjetër, minon politikën e brendshme të Mesdheut, mbështet diktatorin brutal të Sirisë dhe nxit konfliktin e Libisë me përfaqësuesit e saj. Kush po luan lojëra këtu?", shtoi ai në Twitter. Kryediplomati amerikan tha se në Siri, Rusia mbështet regjimin e presidentit Bashar al-Assad, "lufta e të cilit kundër popullit të tij e ka shtuar paqëndrueshmërisë rajonale dhe zhvendosi gjysmën e popullsisë".Ai gjithashtu akuzoi Rusinë se po punon për të minuar përpjekjet diplomatike midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe që po lejon rusë të pasur, të lidhur me Kremlinin, të pastrojnë para përmes Qipros dhe Maltës."Të gjitha këto veprime tregojnë qartë se nëse dikush po luan lojëra politike dhe po përpiqet të bllokojë progresin në konfliktet rajonale, është Rusia, e cila vepron vetëm për të çuar përpara interesat e saj në dëm të të gjithë rajonit," tha Pompeo.

Top Channel/ Prag lufte?! NATO godet dronët rusë: Shkelën hapësirën ajrore polake
10/09 19:32
Top News- Kritikat ndaj prokurorëve / Gonzato siguron mbështetjen e BE Vanhorn të SHBA për KLP
10/09 18:11
Top Channel/Tusk konfirmon: Hynë 19 dronë! Polonia nis ushtrinë në kufi- Rutte paralajmëron Putinin!
10/09 15:18
Top Channel/ Izraeli sulm në Katar, Trump “mes dy zjarresh”: “Nuk dinim gjë”!
10/09 14:50
Top News – ‘Aleanca’ që sfidon perëndimin / Autokratët në një ‘llogore’, sa të bashkuar janë?
10/09 14:48
Top News – A do nisë NATO luftën me Rusinë? Avionë polakë, holandezë, amerikanë e italianë në ajër
10/09 14:47
Top News – Kamera e sigurisë ‘kap’ tornadon / Imazhet dramatike, vorbulla e ajrit mbi qytet
10/09 14:47
Top News – ‘Pyesni Ministrinë e Mbrojtjes…!’ Dronët rusë në Poloni, Kremlini nuk ka asnjë koment
10/09 14:47
Top News – Rrahën dhe dogjën shtëpitë e ministrave…me ministrat brenda, ushtria merr kontrollin
10/09 14:37
Top News – Dronët rusë ‘humbën rrugën’ / Bjellorusia rrëzoi disa, ‘paralajmëruam Poloninë’
10/09 14:22
Top News – BE kundër Izraelit për Gazën / Sanksione dhe pezullim të tregtisë për shkak të luftës
10/09 14:20
Top News – Kërkon aktivizimin e nenit 4 të NATO-s/ Polonia në alarm: Më afër luftës se kurrë më parë
10/09 13:56
Top News – Putin provokon Perëndimin… / 8 miliardë polakë mbyllen në shtëpi, lufta te porta
10/09 13:54
Top Channel/ “Të bllokojmë gjithçka”: Plasin protestat kundër Macron në Francë, paralizohet Parisi!
10/09 12:27
Top Channel/ Dronët rusë në Poloni, mblidhet me urgjencë NATO- Italia ngre në ajër avionët mbikqyrës
10/09 12:13
Top Channel/ 325 milionë USD: SHBA nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus!
10/09 12:12
Top Channel/ Dronët, “hapet loja”- Bjellorusia: “Edhe në rrëzuam dronë, kishin “humbur”!
10/09 12:11
Top Channel/ NATO “hyn në luftë” me Rusinë: Polonia rrëzon dronët e Moskës, nisen bombarduesit!
10/09 11:59
Top News – Izraeli, luftë ‘me gjithë botën’ / Sulmon Katarin, Trump: ‘Jam shumë i pakënaqur’
10/09 11:58
Top Channel/ “Zbutet” Irani, pranon inspektimet bërthamore: Vuloset marrëveshja me IAEA!
10/09 11:53