Vendet e NATO-s ngritën në fluturim avionët luftarakë gjatë natës pasi Rusia kreu sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. "Në lidhje me aktivitetin e aviacionit me rreze të gjatë veprimi të Federatës Ruse, me sulme në territorin ukrainas, duke përfshirë edhe raketat hipersonike, avionët e Forcave Ajrore Polake dhe aviacionit aleat po operojnë në hapësirën ajrore polake", shkroi ushtria polake në X të enjten. Aktivizimi i avionëve luftarake nga Polonia dhe vendosja e sistemeve të mbrojtjes ajrore në gatishmëri të lartë sinjalizoi shqetësimin e aleatëve në lidhje me rreziqet e operacioneve me rreze të gjatë veprimi të Rusisë mbi Ukrainën, veçanërisht pranë kufijve të NATO-s. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, që nisi në shkurt 2022, herë pas here ka kapërcyer kufijtë në vendet fqinje të NATO-s, si Rumania, dhe sulmet ajrore të moskës në Ukrainë kanë nxitur vazhdimisht misione aleate të policimit ajror dhe monitorimit.