Qeveria polake i ka bërë thirrje NATO-s që të përforcojë praninë e saj në lindje pasi forcat ruse kanë goditur qytetet ukrainase në orët e para të 24 shkurtit. Është raportuar se sulmet kanë pasur cak aeroportet dhe infrastrukturën ushtarake. “Tani është koha që NATO-ja të përforcojë krahun lindor. Ne presim që të merren vendime të tilla”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Muller më 24 shkurt. Mueller ka shtuar se misionet diplomatike polake në Ukrainë do të mbesin të hapura “sa më gjatë që është e mundur”.