Dy persona humbën jetën në një shpërthim në një fshat që ndodhet 6 km larg kufirit polak dhe presidenti i vendit, Andrzej Duda tha se polonia nuk kishte prova përfundimtare që të tregonin se kush e lëshoi raketën. Incidenti ndodhi disa orë pasi presidenti Volodimir Zelenski nënvizoi para liderëve të G20-ës planin e tij të paqes për Ukrainën dhe pasi rusia ndërmori atë që Kievi e quajti valën më të ashpër të sulmeve me raketa në thuajse nëntë muaj luftë.