Top News – Polonia çon gjithë ushtrinë në kufi/’Luftë’ me Wagnerin, 10 mijë trupa pranë Bjellorusisë
10/08/2023 12:02

Polonia planifikon të dërgojë rreth 10.000 ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë, për të mbështetur Gardën Kufitare, ka thënë ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak. “Rreth 10.000 ushtarë do të jenë në kufi, prej të cilëve 4.000 do të mbështesin Gardën Kufitare dhe 6.000 do të jenë rezervë”, tha ministri në një intervistë për radion publike. “Ne do ta afrojmë ushtrinë më afër kufirit me Bjellorusinë për të dëbuar agresorin në mënyrë që të mos guxojë të na sulmojë”, tha Blaszczak. Zëvendësministri i Brendshëm polak, Maciej Vasik, tha ndërkohë një ditë më parë se Polonia do të dërgonte 2.000 trupa shtesë në kufi me Bjellorusinë. Polonia është e shqetësuar për kufirin e saj, që kur qindra pjesëtarë të grupit mercenar rus Ëagner, mbërritën në Bjellorusi muajin e kaluar, me ftesë të liderit të vendit, Alexander Lukashenko. Bjellorusia po vazhdon stërvitjet ushtarake afër kufirit këtë javë, ndërsa presidenti Lukashenko ka përsëritur disa herë se po përpiqet ti ndalë pjesëtarët e Vagnerit që duan të sulmojnë Poloninë. Kjo e fundit është përballur së fundi edhe më rritje të numrit të migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Shefi i Gardës Kufitare të Polonisë, Tomasz Praga, ka thënë më herët gjatë javës se 19.000 persona kanë tentuar të kalojnë kufirin polako-bjellorus këtë vit, ndërkohë që vitin e kaluar kjo shifër ishte 16 mijë.

Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
DIGITALB DIGITALB