Fenomeni i vrasjes së babait politik ishte kryefjala e diskursit publik përgjatë fundit të vitit 2021. Distancimi i Partisë Demokratike nga lideri historik i kësaj force politike, erdhi nga dora e vetë Lulzim Bashës, në karrierën e të cilit Berisha ka pasur një influencë të madhe. Nëse bëjmë një analogji me politikën botërore, ardhja në pushtet e kancelares gjermane Angela Merkel ka ndodhur në një mënyrë të ngjashme me situatën që aktualisht është duke ndodhur në vendin tonë.