Në vigjilje të Krishtlindjeve, Arqipeshkvi Metropolit i Arqidioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj uroi të gjithë besimtarët katolikë. Ai tha se sot vendi ka nevojë për fëmijë dhe për politika pro jetës dhe familjes. Në këtë Krishtlindje na viziton duke u bërë fëmijë. Zoti na viziton në çdo fëmijë që vjen në jetë. Asnjë fëmijë nuk është gabim apo rastësi, por dhuratë. Sa nevojë ka vendi ynë sot për fëmijë, e sa nevojë kanë fëmijët tanë për familje, edukatorë, politika pro jetës e familjes, përndryshe jemi të destinuar drejt shuarjes me shifrat alarmuese të zbrasjes demografike.