Prej një viti Policia e Tiranës ka regjistruar raste të kapjes së drogave nga cannabis e deri te heroina dhe kokaina, që shitet në lagje të ndryshme. Shpërndarja e drogave me doza të vogla është kthyer në një problematikë jo të vogël për Policinë e Tiranës. Zonat ku kryesisht shpërndahen këto doza janë në periferi të kryeqytetit, duke filluar në Don Bosko, Laprakë, në afërsi të ish-parkut të autobusëve dhe më gjerë.