Në ditën e tretë të përshkallëzimit të protestave në vend, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje prindërve të mbajnë larg fëmijët nga tubimet, me argumentin se, një numër i konsiderueshëm të miturish janë përfshirë në protesta dhe në disa raste janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve.