Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar këtë të martë në fshatin Bugjon në Fushë Arrëz. Pas konfliktit me babanë, një 34-vjeçar ka rrezikuar jetën e familjarëve të tij, pasi ky i fundit mbante armë zjarri me vete. Falë ndërhyrjes së policisë është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit dhe është vënë në pranga 34-vjeçari me iniciale D.P, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz.