Detaje të reja janë zbardhur nga një operacion i madh anti-drogë që është duke u zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Mësohet se operacioni drejtohet nga SPAK, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese spanjolle të cilët kanë identifikuar një grup kriminal në fushën e trafikut të kokainës.