Top News – Policia me apel të fortë/ ‘Kujdes, sepse shpejtësia të vret’
19/10/2020 12:17

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë fundjavës ka vijuar kontrollet me radar në rrugën interurbane Krrabë-Elbasan-Krrabë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve në të dyja kahet e lëvizjes, janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 135 km/h deri në 213 km/h në orë, dhe madje në kulmin e trafikut. Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore gjatë fundjavës është marrë vendim për heqjen e 35 lejeve të drejtimit për shpejtësi mbi dyfishin e normës së lejuar, janë vendosur 59 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe 2 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj. Po gjatë kontrolleve janë vendosur 29 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 8 masa për mosvendosje të maskës për pasagjerët në automjet që nuk kanë qenë pjesëtarë të familjes, 33 masa për parakalime të gabuara dhe 9 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit. Policia lëshon apelin e fortë se në rrugë nuk duhet të fluturosh, por të respektosh rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas policisë më e pakta e mosrespektimit të shpejtësisë të çon te polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Ndërsa në rastin më të keq aksidenti mund t’ju marrë edhe jetën, sepse shpejtësia vret.

Top News – Transporti kërkon TVSH në për qind. Operatorët thirrje Kuvendit- Rrisim çmimin e biletës
10/11 13:49
Top Channel/ Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve, Haki Çako zbulon kontratën e mbyllurcako
10/11 13:41
Top Channel/ Grabitësi i 120 mijë eurove, Robert Duka pretendon se paratë i shpenzoi në kazino
10/11 12:33
Top Channel/ Elbasani si Tirana, afërsia me kryeqytetin rriti çmimet e apartamenteve
10/11 12:27
Top Channel/ Pirateria/ 3 dënohen, pas kallëzimit të Digitalb, gjykata i dënon me nga 9 muaj burg
10/11 12:22
Top News – Lindjet pësojnë rënie të fortë. Mbi 10 për qind më pak brenda një viti, tkurret popullata
10/11 12:08
Top Channel/ SPAK në buxhetin e 2027 do edhe psikolog për stafin e BKH e procesin hetimor
10/11 12:06
Top Channel/“Dorëzohet” përballë protestave? Franca rrit pagën minimale, miraton lehtësime tatimore!
10/11 12:00
Top News – Balla del bën pazar, tregon se sa do ulen çmimet nga data 1 janar
10/11 11:37
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Dukat, i riu futet në lokal me hanxhar në dorë dhe…
10/11 11:02
Top Channel/ Mjegulla vështirëson qarkullimin e makinave në akset Bulqizë–Tiranë, Bulqizë–Peshkopi
10/11 09:31
Top Channel/ Fatmir Mediu në GJKKO, zhvillohet seanca e gjykimit të themelit për çështjen “Gërdeci”
10/11 09:15
Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56