Cdo ditë policia rrugore bën kërdinë me gjoba duke ndëshkuar kështu drejtuesit e mjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. E ndërsa policia rrugore ka shtuar kontrollet në të gjitha rrugët e vendit, me qëllim ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që tregohen të pakujdesshem në rrugë dhe për të parandaluar ndonjë ngjarje të rrezikshe rrugore, sa duket kjo gjë nuk ka ndërgjegjësuar aspak qytetarët, të cilët cdo ditë e më shumë tregohen të papërgjegjshëm në rrugë.