Operacione të njëpasnjëshme janë zhvilluar në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e veprimtarive kriminale. E kësaj radhë ka qenë Policia e Elbasanit e cila është vendosur në sulm për të goditur grupet kriminale, nga ku bëhet me dije se brenda 12 orëve, ka kryer 2 operacione policore të ndjekura me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë çka ka çuar në arrrestimin e dy personave.