Në plazhin e Ksamilit vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin. Policia thotë se janë sekuestruar 432 shezlongë dhe 216 çadra që ishin vënë pa autorizim. Përkatësisht mbi 300 shezlongë janë sekuestruar tek plazhi ‘Pema e Thatë’, ndërsa mbi 100 të tillë janë sekuestruar nga plazhi ‘Laguna’.