Në 10 ditët e para të muajit shkurt policia rrugore e Vlorës ka kryer monitorime dhe kontrolle instensive me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Bëhet me dije se gjatë këtyre ditëve shtatë drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.