Strukturat e Policisë së Shtetit kanë zhvilluar një sërë operacionesh për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në realizimin e operacioneve të përbashkëta me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Në muajin korrik, në total janë realizuar 103 operacione policore, prej të cilave 25 në bashkëpunim me partnerët për krimet kibernetike, trafikimin e drogës dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.