Policia Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese, për rregullat e sigurisë rrugore për përdoruesit e patinave elektrike në kryeqytet. Për të siguruar qarkullim të sigurt të qytetarëve, Policia Rrugore ka publikuar një manual me rregulla. Në uhdëzuesin e policisë thuhet se drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike nuk duhet të bëjnë shmangie të papritura, që mund të bëhen pengesë ose rrezik për mjetet që vijnë pas tyre.