Arratisja e Arbër Çekajt, Fatmir Pjetrit dhe Lulzim Çepeles ka ende disa pista të pazbardhura plotësisht. Prokuroria deklaroi në sallën e Gjykatës së Tiranës, këtë të mërkurë se tashmë ka filluar hetimet ndaj shtatë efektivëve të policisë të cilët ishin në detyrë ditën kur ka ndodhur arratisja. Sipas prokurorit të çështjes, Bajram Breçani ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. Tetë minuta përpara se dy të burgosurit të hidheshin nga tarraca nëpërmjet çarçafit të gërshetuar, ata ndodheshin në hyrje të tarracës, e cila shërben si ambjent ajrimi për të burgosurit.