Punonjësit e Policisë së shtetit do të mund të transferohen pranë institucioneve të administratës shtetërore, në pozicione pune, të cilat ata i zotërojnë akademikisht dhe profesionalisht. Vendimi i miratuar nga këshilli i ministrave, parashikon kriteret bazë dhe rregullat që duhet të ndiqen për punonjësit e policisë së shtetit, të cilët do të punesohet në administratë.