Trafikimi i emigrantëve nga Lindja e Mesme nga zonat kufitare me Greqinë për në brendësi të vendin tonë vazhdon të mbetet një problem. Policia e Korçës ka ndaluar sot pranë Pogradecit një furgon që po transportonte 11 emigrantë të jashtëligjshëm dhe ka vënë në pranga shoferin. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se 35 vjeçari I.B transportonte me mjetin e tij furgon, disa emigrantë nga Lindja e Mesme, policia ka finalizuar operacionin ‘Destinacioni’. Gjatë ndërhyrjes së policisë pranë zonës së quajtur ‘Enkelana’ në Pogradec shoferi I furgonit ka tentuar të largohet ai u arrestua pak minuta më vonë në vendin e quajtur Gur i Kuq. Policia ka gjetur në furgon 11 emigrantë të jashtëligjshëm. 35-vjeçari iu kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt një fitimi.