Kompanitë, konsumatorët dhe fermerët në të gjithë Amerikën e Veriut po përgatiten të përballen me tarifat 25 për qind mbi importet, që presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do t’i vendosë brenda disa orësh, një lëvizje kjo që mund të fshijë afro 1.6 trilionë dollarë në tregtinë vjetore.