Top News – Po vjen eklipsi i hënës… / Më 28 tetor, të gjithë me sytë nga qielli
03/10/2023 10:49

Këtë muaj na pret një eklips i pjesshëm i hënës. Mbrëmjen e 28 tetorit, toka do të projektojë hijen e saj mbi një pjesë të sipërfaqes së satelitit tonë, që do të errësohet. Fenomeni interesant do të jetë i dukshëm edhe nga shqipëria. Duke nisur nga ora 21.36 minuta, hija e tokës do të fillojë të mbulojë një pjesë të hënës për të përfunduar gjithcka rreth orës 22.53. Maksimumi i eklipsit do të mund të shihet rreth orës 22.15 minuta, kur rreth 12 për qind e diskut hënor do të jetë errësuar nga hija e planetit tonë. Por, qielli gjatë këtij muaji do të ofrojë spektakël pa pushim. Një eklips diellor unazor do të shfaqet në qiell, mbi amerikën veriore, qendrore dhe jugore më 14 tetor, dhe shkencëtarët premtojnë se ai do të mahnisë këdo që do të ketë mundësinë ta shohë, fatkeqësisht, jo në evropë. Kjo do të jetë po ashtu edhe një mundësi e rrallë për vetë shkencëtarët. Eklipse të tilla quhen edhe “Unaza zjarri’ kjo për shkak se shihet një kurorë e bukur zjarri përreth hijes së hënës. Sidoqoftë, për ata që nuk do të mund ta shohin eklipsin, NASA ofron mundësinë e një transmetimi live stream duke ofruar më të mirën e spektaklit.

Top Channel/ Rusia nuk pyet për negociata, 400 dronë mbi Ukrainë
18/02 00:29
Top News- Trump mbledh miliarda dollarë në Bordin e Paqes, merr zotimin e vendeve anëtare
17/02 23:00
Top News- SHBA kërkon përçarje në Evropë? BE e frikësuar pas fjalëve të ngrohta të Rubios për Orban
17/02 22:59
Top News- Rusia nxjerr marinën, gati për luftë me Evropën për të mbrojtur “flotën hije”
17/02 22:59
Top News- Franca në alarm të kuq, përmbytje të jashtëzakonshme nga stuhia
17/02 22:58
Top News- Nis boshatisja e kampit Al-Hol, strehonte mijëra xhihadistë. Mes tyre edhe shqiptarë
17/02 22:57
Top News – Anija ngrihet nga fundi i detit…I përket shekullit të 17, e zhytur nën ujë për 400 vite
17/02 17:13
Top News – Aeroplanmbajtëset e Trumpit në fund të detit / Irani mbyll ngushticën e Hormuzit
17/02 17:12
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët ushtarakë / Rusia, raketa pranë kufirit para bisedimeve
17/02 15:03
Top News – Skuadron F-16 mbron qiellin ukrainas / Pilotë amerikanë e holandezë me kontratë
17/02 14:39
Top Channel/ Nesër takimi i parë i Bordit të Paqes, Rama niset drejt Washington DC!
17/02 14:37
Top News – Ukraina rimerr territore nga Rusia / Ndihmohet nga SpaceX, forcon kunërsulmin
17/02 14:36
Top News – Përballë katastrofës demografike / Ukraina paguan që trupat të ngrijnë spermën e tyre
17/02 14:35
Top News – Vdes ‘luani’ i të drejtave civile / Jesse Jackson shuhet në moshën 84 vjeçare
17/02 14:30
Top News – Ethet e arit kaplojnë qytetin / Toka mbushet me gropa, njerëz ‘të armatosur’ me kazma
17/02 14:21
Top Channel/ Hillary Clinton, akuza administratës Trump:” Nxirrni dosjet e plota”!
17/02 12:15
Top News – Trump përfshihet vetë. Bisedimet me Iranin për programin bërthamor
17/02 12:10
Top News – Bisedime bërthamore me rrezik të lartë / Lufta te porta, SHBA dhe Irani ‘ulen’ në Gjenevë
17/02 12:09
Top Channel/Gjermania,“shuplakë”AfD-së? Përurohet xhamia e parë në bastionin e ekstremit të djathtë!
17/02 12:06
Top Channel/ Thaci, “gjyqi paralel” për pengim drejtësie: Ndërhynë te dëshmitarët e Prokurorisë!
17/02 12:06
DIGITALB DIGITALB