“Po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty që ti je ...” Kjo është fjalia që Gjon Shkambi iu drejtua gjyqtarit Astriti Kalaja sapo ky i fundit dha vendimin kundër familjes së tij. Pas thirrjes së Gjonit, Kalaja i është përgjigjur me fjalët "vazhdo ti vazhdo" dhe në këtë moment Elvis Shkambi ka nxjerr armën nga brezi duke qëlluar drejt magjistratit. Këto të dhëna kanë dalë nga dëshmia e Ervis Kurtaj i cili po ashtu ishte palë në porces duke mbetur i plagosur bashkë më babain e tij.