Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitare të Morinën, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas I cili ishte I shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Aleksandar Vukicevic, 33 vjeç, banues në Podgoricë, Mali i Zi. Ky shtetas , I shpallur në kërkim ndërkombëtar rezulton I dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike, mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Malit të Zi.