Vladimir Putin ka urdhëruar mobilizimin më të madh ushtarak në gati një dekadë ndërsa rritet frika se Rusia mund të sulmojë Evropën. Shefi i Kremlinit ka thirrur nën armë 135,000 burra, ndërsa ushtria e tij po humbet trupa në një vijë fronti 1 mijë km të gjatë në Ukrainë. Dekreti, i firmosur të hënën, mobilizon burra të moshës 18 deri në 30 vjeç për "shërbim rutinë" nga tetori deri në dhjetor. Kjo është thirrja më e madhe e vjeshtës që nga viti 2016 dhe pjesë e një përpjekjeje të pandërprerë për të rritur ushtrinë e Rusisë deri në 1.5 milion trupa.