Për shkak të ashpërsimit të përplasjes për refugjatët me Bjellorusinë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon sanksione të reja kundër regjimit në Minsk. Ky regjim duhet të ndalë "instrumentalizimin cinik të migrantëve", për qëllime politike është shprehur von der Leyen në Bruksel. Ajo kërkoi nga shtete anëtare të BE, "miratimin e zgjerimit të rregullores së sanksioneve kundër autoriteteve bjelloruse, që janë përgjegjëse për këtë sulm hibrid".