Shtatë persona humbën jetën dhe katër u lënduan pasi një makinë me targa serbe, në të cilën ndodheshin refugjatë e migrantë, u përplas në në Hungari. Aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i makinës refuzoi të ndalet për kontrolle rutinore, njoftoi policia. Shoferi pa që policia po kontrollonte makinat në fshatin Morahalom afër kufirit me Serbinë dhe tentoi të shmang patrullën, njoftoi policia, raporton agjencia Reuters.