Është zbardhur dëshmia e Marjan Kodhelit, 25 vjeçarit i cili vrau me thikë babain Pjetër Kodheli, në banesën e tyre në zonën e Kodrës së Kuajve, në fshatin Shkallnur të Durrësit, gjatë mesditës të së martës. Në rrëfimin para hetuesve, autori i dyshuar ka deklaruar se sherri mes tyre ka nisur teksa ishin duke konsumuar drekë.