Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Ervin Bushati dhe këngëtari Gjergj Kaçinari, ishin dy nga të ftuarit e gazetarit Ervin Kurti në rubrikën “N’fermë” të emisionit “E Diell” në Top Channel. Teksa kaluan momente argëtimi duke improvizuar ndërtimin e një gardhi rrethues, artisti Gjergj Kaçinari pyeti deputetin socialist lidhur me përfshirjen gjithnjë e më shumë të personaliteteve të artit në politikë, kryesisht kohëve të fundit.